Bio Nust A, informata të rëndësishme për kompaninë tonë.

 Bio Nuts A është një kompani e themeluar në vitin 2018 në sektorin e prodhimit dhe perpunimit bujqësor të frutit të arres. Themeluesja jonë, një grua vizionare, ka investuar kursimet e ndryshme familjare për të krijuar një ndryshim pozitiv në industri dhe për të ofruar produkte të cilësisë së lartë në treg.

+ €
Investimi

Para se të investojmë, kemi konsultuar me ekspertë të ndryshëm për të përcaktuar kulturën prodhuese të arres dhe kemi bërë analiza të ndryshme të tokës për të siguruar kushte të mira klimatike dhe ambientale për prodhimin tonë.

+ ari
Hapsira e plantacionit

Investimi ynë është kryer në komunën e Kamenicës, në fshatin Kopernicë. Kjo zonë është një zonë e bukur dhe e pastër, me kushte të përshtatshme klimatike për kulturën e arres. Ajo gjithashtu ka potencial të lartë zhvillimor dhe ndikon në rrethin social të vendit duke krijuar vende të reja pune dhe kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

+
Trupa arre te mbjellur

Kompania ynë vazhdimisht ndjek dhe krijon strategji të ndryshme për të arritur objektivat tona dhe për të qëndruar në hapat e zhvillimit teknologjik dhe inovacionit.

Vizioni, misioni dhe vlerat tona

Kompania ynë vazhdimisht ndjek dhe krijon strategji të ndryshme për të arritur objektivat tona dhe për të qëndruar në hapat e zhvillimit teknologjik dhe inovacionit.

Ne kemi mission të vazhdueshëm të mbështesim gratë në punësim, shoqërinë marginalizuar dhe individët ndryshe në proceset tona, duke kontribuar në vlerat sociale dhe individuale në zonën tonë. Për këtë arsye, kemi investuar pa hezitim në ndërtimin e infrastrukturës dhe në pajisjet e ndryshme të nevojës.

Misioni ynë

Vlerat tona përfshijnë përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe qëndrueshmërisë ambientale. Ne vlerësojmë integritetin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin në të gjitha nivelet e veprimtarisë sonë.

Ne dëshirojmë që konsumatorët tanë në Kosovë dhe klientët e eksportit të konsumojnë produktet tona finale me cilësi ushqyese të lartë, të sigurta dhe të shijshme. Kjo kontribuon në zinxhirin e vlerës së fermave në Kosovë, rrit prodhimet vendore, zvogëlon importet dhe ndihmon në rritjen e vendeve të punës dhe qëndrueshmërisë për të rinjtë, gratë, grupet marginalizuar dhe individët ndryshe të vendit.